“Mandati i tretë”, Rama flet për kontroll absolut: Të vëmë politikën në duar të sigurta

Kryesocialisti Edi Rama ka folur nga Elbasani për platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda gjirit të saj elementë, që e bëjnë Partinë Socialiste një parti më të mirë.

Rama u shpreh se politika, nëse është në duar të mira, mund të bëjë gjëra pozitive për njerëzit.

“Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të guximshëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, por edhe në funksion të përmirësimit të demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne duam ta vëmë politikën në duar të mira. Politika ka lindur nga nevojat e njerëzve. Evis Kushi fillimisht ishte refuzuese, pasi kishte mos-besim, mu desh durim ta bind, sikundër edhe të tjerë, që sot në pozicione me përgjegjësi të mëdha”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?