Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të futet në seancë! Nikolla: Ja pse nuk u mblodh Këshilli më herët

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mandatin e Olta Xhaçkës.

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi kërkoi që zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i kujtoi periudhën kur Kuvendi nuk zhvillonte seanca normale, kjo për shkak të tensioneve që opozita krijonte çdo seancë.

Bardhi: Këshilli i rregullores së mandateve nuk ka çfarë të shqyrtojë më. Ju po e mbroni Xhaçkën. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të përfshihet në rendin e ditës në seancën e ardhshme.

Nikolla: Ju bëj me dije që janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 parasheh. Ky Këshill nuk mund të mblidhej pa u botuar në Fletoren Zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket periudhës tjetër, nga korriku dhe deri tani, pyetje drejtojani vetes se ishim në anormalitet.

Bardhi: Në shtator aty ishim.

SHKARKO APP