“Manifestim madhështor”/ Shoqata “Tirona…” mbështet manifestimin e Presidentit, reagon Meta: Mirënjohje pa kufi

Shoqata “Tirona Intellectum”, një organizatë që përfaqëson intelektualë të kryeqytetit ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në tubimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Në një njoftim të shoqatës thuhet se “qëndrimet e Presidentit janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”.

Lidhur me këtë mbështetje ka reaguar dhe vetë kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili përmes rrjeteve sociale i shpreh mirënjohjen e tij.

“Mirënjohje pakufi për Shoqatën “Tirona Intellectum” për solidaritetin e saj me këtë Manifestim madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës.
I bindur se sot Tirona do të jetë në krye të pjesëmarrjes dhe do shkëlqejë me qytetarinë e saj.
Tirona, 100-vjet kryeqytet, i udhëheq shqiptarët drejt lirisë dhe demokracisë.
Së bashku për Pranverën Kuqezi! ??

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi “, shprehet Presidenti Meta.

SHKARKO APP