Manifestimi në Tiranë, Veliaj shfaqet me veshjen tradicionale të Ukrainës (Fotolajm)
Këtë të premte në Tiranë u mbajt një manifestim i madh pro Ukrainës dhe popullit ukrainas.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kishte zgjedhur një veshje tejet të veçantë në Manifestin e mbajtur në mbështetje ndaj Ukrainës dhe popullit ukrainas që prej dy muajsh po vuan agresionin rus.
Në krah të ambasadorit Shkurov, Veliaj kishte veshur një bluzë tradicionale ukrainase. Veshja e bardhë e zbukuruar me figura gjeometrike përfaqëson veshjen tradicionale ukrainase e cila është e njohur në të gjithë botën.