Manja pret të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, priti sot në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë, David Wisner.

Në njoftimin për mediat të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, bëhet me dije se, gjatë fjalës së tij, Ministri e uroi për misionin e tij dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin për Shqipërinë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua thellësisht për reformën në drejtësi, mbrojtjen e demokracisë, forcimin e ekonomisë etj. Nga ana tjetër, Wisner shprehu mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?