Manja zbulon dy skemat e korrupsionit nga zyrtarët e lartë: Ish-pronari u detyrua të shiste tek sekseri vendimin për pronën
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zbardhur dy skemat e korrupsionit që përfshijnë zyrtarët e lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Duke folur në një konferencë për shtyp ai tha se skema e parë e kapur është ajo kur ish pronarët që kanë për të përfituar kompensim fizik, pasi dështojnë ta marrin atë për vite me radhë, detyrohen ta shesin vendimin te sekserët, të cilët e realizojnë kompensimin brenda një kohe të shkurtër.
“Janë dy skema të dokumentuara nga ana jonë, nëpërmjet të cilave zyrtarët ë lartë të ATM janë përfshirë në tjetërsimin e pronave dhe abuzimeve të tjera financiare.
Ish-pronarët që disponojnë vendimet e kthimit të pronave i disponojnë këto vendimi në pritje të marrjes së kompensonit, por edhe të kompensimit fizik të pronës gjë të cilët nuk kanë mundur ta realizojnë. Në këto kushte janë detyruar të shesin vendimet tek sekeseret. Menjëherë kanë aplikuar në ATM dhe janë kompensuar 100% financiarisht, por edhe me sipërfaqe pronash në vendet më turistike të Shqipërisë. Pasi i kanë marrë këto prona kanë vijuar me transaksionet mbi pronat duke i kaluar në pronësi të familjarëve dhe të afërmeve të zyrtarëve të ATP. Një skemë e cila jam i bindur që do të zbardhet deri në fund nga prokuroria.
Skema e dytë ka të bëjë me abuzimet në rastin e kompensimit financiar të ish pronarëve pronat e të cilëve janë zënë me ndërtesa informale të legalizuara nga Kadastra. Në rastin konkret, ish pronarët pasi marrin një vlerësim të pronës së tyre depozitojnë kërkesën për tu kompesuar financiarisht nga ATM. Sipas praktikës që vetë agjencia ka vendosur si standard, skema e kompensimit financuar do të ndjekë rendin kronologjik të ndjekur nga Kadastra.
Ka ish-pronarë që presin nga 1-5 vjet për të marrë vlera qesharake si komensim për shkak të zënies së pronës nga ndërtime informale në anën tjetër kemi ish pronarë që për 17 ditë janë kompensuar në shuma marramendëse deri në 500 mln lekë të vjetra, kompensim financiar. Cka na bën të dyshojmë se në këtë skemë të kompensimit të ish pronarëve ka shpërdorim detyre”, tha Manja.