Manjani ambasadores Kim: Bëje Ramën President në SHBA, Shqipërinë e varfëroi
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka cituar dy deklarata të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në Moskë, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kjo ”mbështetje” është ironizuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili përmes një postimi në facebook, i sugjeron ambasadores që ta bëjë Edi Ramën President të SHBA-së.
Postimi i plotë i ish-ministrit Manjani:
Uuu sa mirë!
Po merre e çoje në Amerikë, moj zonjë!
Bëje President atje, se këtu nuk na duhet gjë me gjithë këto mend që ka për gjithë botën. Nuk i bën punë hiç popullit të vet që e varfëron dhe e dëbon nga territori.
Është overqualified për këtu Ai. Merre! Ta kemi falë!
Me këtë rast nuk ka se si të akuzohet më për ndërhyrje në zgjedhjet në Amerikë, njësoj si Lavrovi… Të jeni të sigurt që nuk lënë njeri tjetër tua prekin zgjedhjet. Jo se duan zgjedhjet, por veten e tyre.
Ndaj merre! Bëje President! Nxito se mund tua marrë Sorecca e ta çojë në Bruksel…
Ah, meqë ra fjala si i vajti filli atij 2% -it që Shqipëria duhet të ketë si buxhet për ushtrinë e NATOs?! Teksa e bën zëdhënësen e qeverisë na e thuaj dhe këtë, të lutem!
Apo s’nuk…!