Manjani apel gazetarëve: Bojkotoni atë që thotë kryeministri, nuk është në terezi

Në një lidhje me Skype për Syri TV, ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani komentoi paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për burgosjen e qytetarëve që shkelin masat ndaluese, debatin e qirave dhe deri te propozimet e kreut të qeverisë për legalizimin e kanabisit.

Sipas Manjanit, jemi në një moment të vështirë, por jo në një luftë siç shprehet edhe kryeministri Edi Rama.

“Karantinimin nuk e ka shpikur Edi Rama, nuk e ka shpikur as Shqipëria. Për sa kohë edhe shoqëritë e tjera u gjendën në një panik nga ky virus, rruga e vetme që mbeti ishte karantina. Cila është vlera e saj? Që njerëzit të mos dynden në dyert e spitalit, qoftë edhe për një temperaturë të lehtë dhe që spitalit ti ofrohet mundësia që të punojë i qetë dhe jo në kushtet e mbingarkesës. Falë ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë, mjekët shqiptarë po punojnë në kushte komode. Mendoni në një spital me 200 shtretër të ketë 1000 të sëmurë”, tha Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-ministri shtoi se, nuk duhen bërë krahasime masash me vendet e tjera pasi Italia bën 30 mijë teste në ditë, ndërsa ne deri tani kemi bërë vetëm 1500.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket urdhërave që kryeministri Edi Rama lëshon nga Facebook-u i tij, Manjani dha këtë përgjigje:

“Zoti Rama nuk është i arsyeshëm në atë që thotë. E ka pnga paniku apo nga presioni, por nuk është konsistent. Institucionet e shtetit marrin vendime mbi ato që shkruan kryeministri në Facebook. Është e tepërt, do tju bëja thirrje edhe juve, dhe kolegëve tuaj, të mundohen ta bojkotojnë atë që thotë kryeministri se nuk është në terezi”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?