Manjani: Autoblindat nëpër Tiranë për të krijuar terror, frikë e panik
Nga Ylli Manjani-
“Disa miq më shprehin shqetësim për autoblindët e ushtrisë që kanë dalë në rrugët e Tiranës me urdhër të komandaturës së Surrelit.
Pikërisht ky është qëllimi të krijojë terror, frikë e panik. Ai do që ne të humbim mendjen duke u marrë me tema të tilla si: Kush e dha urdhërin? A është e ligjshme? Ç’thotë Kushtetuta? Etj etj…
Ai pra, do që njerëzit të mos e kenë mendjen tek problemi real: kriza ekonomike që po pllakos. Tek keqmenaxhimi ekstrem i punëve të shtetit edhe në këtë pandemi. Tek qeveria që nuk po u vjen në ndihmë njerëzve, por ju është ngjitur në kurriz si hall shtesë.
Duhet të kuptojmë të gjithë se ato blinda drejtohen prej shqiptarësh dhe që në asnjë rrethanë nuk i përdorin kundër shqiptarëve. Ata nuk janë pushtues.
Kaq mjafton besoj për ta sfumuar këtë paradë politike me ushtrinë e NATO-s për më tepër.
Ato blinda nuk ka bythë ti mbajë njeri aty ku janë sot, ditën kur qytetaria të jetë në rrugë.
Sot udhëheqja ka nevojë të spekulojë me atë paradë blindash dhe të shfokusojë mendjen e njerëzve.
Por blindat nuk mund ta mbrojnë dot Atë, udhëheqsin kryeplak pra, nga e shara kolektive që merr prej tensionit nga terrori idiot që kërkon të imponojë.
Mendoj që nuk i duhet dhënë rëndësi paradës së blindave, por duhet mbajtur mendja tek çështjet reale që kemi dhe mesa duket do ti kemi jo të vogla.
Fundja për momentin të gjithë jemi dakort që s’ka rrugë tjetër përveç se të qëndrojmë në shtëpi.
Ndaj s’ka asnjë kuptim se kush bën paradë në rrugë. Kur të dalim, ato nuk do jenë aty. Kjo është e sigurtë”
Autoblindat sot në Tiranë:

KOHA JONË SONDAZH

