Manjani: “Çdo kompani offshore në Shqipëri do të tregojë aksionerët”
Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët
Kjo është nisma e re që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani do të ndërmarrë përmes një ligji të ri pas skandalit të parajsave fiskale të zbuluar nga “Panama Papers”.
Ylli Manjani: Është koha për të folur për transparencë. Transparencë në një mjedis biznesi do të thotë ekspozim I të gjithë listës së aksionerëve. Çdo kompani offshore e regjistruar në vendet offshore që do të investojë në Shqipëri ose është në Shqipëri, sipas këtij ligji të ri do të duhet të ekspozojë kush janë aksionerët”
Si Gjermania
Ylli Manjani: Ministri i Drejtësisë gjerman dje ka anoncuar një nismë një ligjvënëse për shtetin gjerman, sipas të cilës çdo kompani offshore që investon në Gjermani duhet të bëjë publik emrat e aksionerëve.Një ligj të tillë jam gati ta bëj edhe unë.Ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë po e shohin mundësinë se ku do transpozohet kjo pjesë e legjislacionit. Ekspertët e huaj që ne na asistojnë kanë kërkuar ndihmë të posaçme për këtë çështje. Do hyjmë shumë shpejt në bisedime e tentativa për të marrë këtë model me Republikën Federale të Gjermanisë, me Ministrin e Drejtësisë me kolegun Heiko Maas, për ta bërë këtë gjë sa më të mundshme dhe sa më të zbatueshme në Shqipëri, sigurisht edhe pasi ta kem diskutuar me Ministrin e Financave sepse është edhe pjesë financiare”.
Për momentin jemi në fazën e hershme të tij. Në një prononcim për median paraditen e sotme ministri Manjani tha se po konsultohet me ekspertët për këtë nismë ligjore që ka një model, ligjin gjerman.
Ylli Manjani: Kemi nisur punën për të verifikuar mundësinë se në cfarë pjese legjislacioni do të ndërhyjmë. Jemi në fazë ende hershme paraprake. Bashkë me ekspertët e huaj por dhe të ministrisë së Financave ndoshta ekspertë kryesisht të pastrimit të parave të jemi në gjëndje të japim një legjislacion që i përgjigjet sfidave të kohës.
Ministria e Drejtësisë nuk ka komunikuar me Prokurorinë e Përgjithshme sa i takon fillimit të hetimeve por ministri Manjani thotë se organi i akuzës ka të gjithë mbështetjen e tij për të bërë hetime të plota dhe të qarta në emër të transparencës
KOHA JONË SONDAZH

