Manjani: Çfarë pret nga Prokuroria Rama?!
Nga Ylli Manjani –
Çfarë pret nga Prokuroria ky mor aman?!
Janë dëshmitarët gjallë dhe po deklarojnë çdo ditë se ai takim ka ndodhur dhe ato fjalë janë thënë!
Jua tha dhe vetë i zoti i punës, të cilin e çuan në burg për gjithë natën në Itali! Sot jua tha edhe gazetari që është një punë investigative i tij. Siç bëjnë të gjithë gazetarët investigativë në gjithë botën.
Çfarë rezultati pret nga Prokuroria ky?! Nga prokuroria në fakt pritet dhe shumë madje, por jo të vërtetohet që ai takim l ndodhur ose jo. Sepse ai takim ka ndodhur. Kjo është e super provuar.
E kuptoj se s’ka ç’të thotë më. E kuptoj edhe se nuk guxon të hapë “kutinë e Pandorës” në radhët e Rilindasve që presin ti zënë vendin shokut Fatmir.
E kuptoj që s’ka më fytyrë të kërkojë mbështetjen e socialistëve të vjetër. E kuptoj edhe hallin që ka se po izolohet zyrtarisht nga ndërkombëtarët.
Këto e të tjera i kuptoj shumë mirë, sa herë që bën mëk-mëk me pështymë të tharë dhe me fytyrë jeshil.
Por nuk arrij të kuptoj se si ka mundësi që guxon të tallet me inteligjencën e njerëzve?!
Krizë e rëndë…
KOHA JONË SONDAZH

