Manjani dhe Gjosha anëtar të Kryesisë së LSI

Komiteti Drejtues Kombëtar i LSI shpalli zgjedhjet e reja në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu, më 30 Tetor do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të LSI-së. Në datat 12-13 Nëntor do të mbahet Konventa Zgjedhore e LSI-së. Po dje KDK vendosi që Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari dy nënkryetarët e rinj të LSI-së. Komiteti Drejtues  Kombëtar në kuadër të organizimit për zgjedhjet  në LSI vendosi të miratojë ndarjen e funksioneve ministrore me ato partiake. Kështu, Ylli Manjani dhe Klajda Gjosha që është edhe Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, do jenë anëtarë të Kryesisë së LSI-së, por dhanë dorëheqjen  nga Nënkryetarë të LSI-së. Në vend të tyre u zgjodhën Endrit Braimllari dhe Kejdi Mehmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?