Ylli Manjani: Dilni e protestoni! Lërini ankesat!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale u është drejtuar të gjithë atyre që, sipas tij, nuk lënë faqe Facebook-u pa mbushur me mllef për Lulin dhe opozitën, se përse nuk nisin protestat.
Teksa rendit të gjitha vendet ku protestohet çdo ditë, Manjani shkruan “ju kujtoj të gjithë “dashnorëvë” të protestave se në Shqipëri PROTESTOHET”.
Në vijim reagimi i plotë i Manjanit
Të gjithë “dashnorëvë” të protestave, që nuk lënë faqe FB pa mbushur me mllef për Lulin dhe opozitën, ju kujtoj se në Shqipëri PROTESTOHET.
Çdo ditë madje!
Protestohet tek Unaza e Re, për të drejtën e pronës e strehimit. Njëkohësisht protestohet kundër korrupsionit masiv.
Protestohet, me turne madje, tek Teatri Kombëtar kundër zhdukjes nga faqja e dheut e trashëgimisë kulturore. Protestohet gjithashtu kundër korrupsionit masiv shtetëror.
Prandaj, paraqituni në këto vatra proteste dhe qëndroni aty!
Protestoni edhe kundër Lulit madje, por bëjeni dhe mos u ankoni! Nëse nuk e doni Lulin tregojini se jeni më shumë se ai duke protestuar dhe jo duke u ankuar për të në FB!
Çdo ankesë ndaj Tij, qoftë dhe me vend, vetëm e forcon dhe njëkohësisht ndihmon kalbësirat që qeverisin.
Prandaj nëse keni dëshirë, dilni e protestoni! Lërini ankesat!