Manjani: Duam të ndërtojmë një gjykatë mbi pushtetin politik

 

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se reforma në drejtësi nuk është çështje ekspertësh, por është çështje institucionale dhe parlamentare.

Gjatë një bashkëbisedimi me studentët të LRI-së, manjani u shpreh se kjo reformë është përgjegjësi e  shoqërisë shqiptare dhe pa miratimin e saj nuk mund të ketë integrim në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ylli Manjani: “Gjykata nuk po e kryen detyrën ashtu siç duhet. Sepse gjykata, vendi, zyra, autoriteti shtetëror i ngarkuar me Kushtetutë dhe me ligj që t’i vërë fre këtij fenomeni, korruptohet për vete. Është shumë e thjeshtë të bësh zap një qeveri, është shumë e thjeshtë të bësh zap një parlament, është shumë e thjeshtë të bësh zap një administrator publik, një nënpunës shteti nëse gjykata nuk funksionon. Nëse gjykata vendoset mbi pushtetin politik, problemi do të fillojë të zgjidhet. Sot nuk e kemi kështu. Dhe ky është thelbi i reformës. Ky është thelbi i asaj që ne duam të ndërtojmë. Duam të ndërtojmë një gjykatë që të jetë mbi pushtetin politik. Jeni në një fazë që mund ta merrni situatën në dorë për të ndërtuar diçka krejt tjetër, të paparë deri më sot. Ky është problemi. Po bëtë këtë, unë besoj se keni zgjidhur problemin me veten tuaj dhe me shoqërinë”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?