Manjani: Farsa e arrestimeve politike në Lezhë. “Aksioni” dështoi brenda 48 orëve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar arrestimin e zyrtarëve të baskisë në Lezhë si një farsë. Ai i referohet vendimit të Gjykatës, e cila la sot të lirën gjithë të arrestuarit me burg, duke ndryshuar masën në ‘arrest shtëpie”.

Manjani shprehet se gjithë operacioni që u shit si sukses i madh dështoi brenda 48 orëve, pasi policia nuk mund të hetojë në vend të Prokurorisë.

Postimi i plotë në Facebook i Ylli Manjanit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ja dhe pasoja e farsës së arrestimeve për show dhe terror politik!

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga izolimi në polici, përfundojnë në shtëpi!

Kështu ndodh gjithmonë kur drejtësinë e ka në dorë policia dhe pushteti!

Kështu ndodh kur Policia të telendis në publik dhe bën edhe punën e Prokurorit!

Se si mund të hetojë policia Shpërdorimin e Detyrës, një dreq e di!

Por, unë dua të di:

-Ku është Prokuroria e Republikës?

– Kush po heton?

– A ka akuzë të ngritur me prova apo thjesht dyshime?

-Pse ky dështim spektakolar, në vetëm 48 orë?!

-Pse nuk ndiqen penalisht ata zyrtarë që paskan hequr lirinë qoftë dhe për 48 orë?

– Përse nuk sekuestrohet toka objekt hetimi?

– Përse nuk sekuestrohen dokumentat zyrtarë?

Boll me show policësh!

Kushtetuta ngarkon me përgjegjësi PROKURORINË!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?