Manjani: Gjykim shembullor rastit “Ilnica”

Në Ditën e Drejtësisë, krerët më të lartë të sistemit të jurisprudencës shqiptare janë bërë bashkë në një aktivitet të mbajtur me temë “Drejtësia në këndvështrimin kushtetues”.

Në të kanë qenë të pranishëm kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kreu i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, si dhe, në mungesë të Bashkim Dedjes së Gjykatës Kushtetuese, anëtari i kësaj gjykate, Sokol Berberi.

Në fjalën e mbajtur prej secilit prej tyre është theksuar më së shumti rëndësia e reformës në drejtësi që pritet të përfundojë së shpejti në Shqipëri, një reformë që do t’i hapte dyert edhe çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke i hapur rrugë kështu integrimit të vendit në bllokun 28-anëtarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zaganjori, ashtu sikurse Manjani kanë falënderuar veçanërisht partnerët ndërkombëtar për mbështetjen që i kanë dhënë sistemit të drejtësisë deri më sot, por edhe mbështetjen për reformimin e tij, në mënyrë që drejtësia në Shqipëri, pas 103 viteve nga shpallja e Pavarësisë, të jetë më e besueshme, më efiçente dhe më e drejtë sesa deri më sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ditë të drejtësisë, ministri Manjani nuk ka lënë pa përmendur edhe ngjarjen e rëndë të shënuar një natë më parë me gazetarin sportiv, Eduard Ilnica, për dhunuesit e të cilit Manjani ka bërë thirrje që prokurorët të zbardhin rrahjen, ndërsa gjyqtarët të zhvillojnë një gjykim shembullor.

Edhe pse është shprehur se nuk do të donte të përdorte tone kritike në këtë ditë festive për drejtësinë, Manjani është shprehur se ndryshimet e shpeshta ën Kushtetutë kanë treguar deri më sot një lloj paqëndrueshmërie, ndaj dhe ka theksuar se reforma në drejtësi duhet të bëjë tashmë dallimin mes dy shekujve të shtetit shqiptar dhe të jetë sa më e suksesshme.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?