Manjani: Ja përgjegjësit për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetet sociale, me nota ironie shprehet se dihet që hetimi për ndërtesat e dëmtuara nuk do dalë pa përgjegjës,

Më tej, Manjani vijon shkrimin e tij ironik duke nënivizuar se “rezultatet e hetimit do t’i konfirmojë edhe vetë OSBE. Kjo e fundit do të prezantojë në gjithë hapësirën e saj të veprimit ligjet KÇK dhe anti-shpifje si modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.”

Postimi i plotë nga Ylli Manjani

Pritshmëri…
======
Nuk është e vërtetë që hetimi për ndërtesat e dëmtuara nuk do ketë përgjegjës.

Konkretisht pritet të dalë që:

1. Për ndërtimet pa leje të dëmtuara nga tërmeti, fajin e kanë viktimat. Si ata që vdiqën ashtu edhe ata që janë gjallë e pa shtëpi.
2. Për ndërtimet në Durrës fajin e ka Arqile Goreja i PD-së, dhe pak faj ka dhe Miri Hoti i PS. Ky i fundit duhet për ballancë.
3. Për ndërtimet në Tiranë dihet, fajin e ka Bert Brojka dhe gjithmonë Lul Basha.
4. Në Lezhë fajin e ka Viktor Tusha dhe Fran Frrokaj.
5. Në Thumanë e Ishëm të gjithë ish-kryetarët e komunave të PD-së.

Ky do jetë konkluzioni nga hetimet “e thelluara e komplekse” të SHBÇB në bashkëpunim me drejtorinë e anti-opozitë të hetimit në polici.

Këto rezultate hetimore do t’i konfirmojë edhe vetë OSBE. Kjo e fundit do të prezantojë në gjithë hapësirën e saj të veprimit ligjet KÇK dhe anti-shpifje si modele suksesi të sundimit të një personi të vetëm.

SHKARKO APP