Manjani: Kundër drogës dhe prodagandës trans, je antiperëndimor
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në facebook, shkruan se si propaganda e Rilindjes, sugjeron se nëse je kundër drogës, propagandës trans, apo dhe pastrimit të parave, quhesh Rus dhe anti perëndim! ”Çfarë llogjike!!! Trutharë komplet! Si nuk e kuptojnë që më shumë sesa dëmtojnë kundërshtarët politikë (shqiptarë), po i rrisin vlerat Rusëve! Ndërkohë Rilindja po na e prezanton perëndimin si monstruoz! Kush është me Rusët, se nuk po marrim më vesh?!”,-shkruan Manjani.
Statusi i plotë i Ylli Manjanit
Propaganda e Rilindjes sugjeron që:
-nëse je kundër trafikut të drogës;
-kundër monizmit politik në qeverisje;
-kundër përdorimit të shtetit nga pushteti;
-kundër legalizimit të drogës;
-kundër propagandës trans dhe homoseksuale nëpër shkolla;
-kundër pastrimit të parave me PPP e Koncensioneve;
-pra kundër vetë Rilindjes dhe keqqeverisjes së saj;
Quhesh Rus dhe Anti perëndim! Çfarë llogjike!!! Trutharë komplet! Si nuk e kuptojnë që më shumë sesa dëmtojnë kundërshtarët politikë (shqiptarë), po i rrisin vlerat Rusëve! Ndërkohë Rilindja po na e prezanton perëndimin si monstruoz! Kush është me Rusët, se nuk po marrim më vesh?!
KOHA JONË SONDAZH

