Manjani: Ndryshimet në Kodin Penal, katastrofë juridike dhe logjike

Për ish-ministrin e Drejtësisë, ndryshimet në Kodin Penal janë katastrofë juridike dhe logjike. “Përfundimisht shteti i së drejtës dhe drejtësia penale janë në ditën më të zezë”. Nga ana tjetër, Manjani thotë se kush është me virus quhet kriminel, ndërsa terroristi që e përhap me qëllim virusin është kundravajtës. ”Kush merr virusin, sipas këtij kodosh shteti i thotë që je kriminel. Nuk ka rëndësi si dënohesh, ndërsa ai që e bën me qëllim dhe që quhet terrorist në të gjithë gjuhën e botës e quajnë kundravajtës ku është logjika? Kjo është çmenduri kolektive. Është pocaqi, maskarallëk. Në vend që t’i gjenden pranë njerëzve u hipin në kurriz. Sikur e ka fajin njeriu pse infektohet. Cfarë janë këto rregulla që i nxjerrin në mëngjes dhe i ndryshojnë në darkë? Kjo është katastrofë”,-tha në ”Ora News”.

SHKARKO APP