Manjani në Londër: Krimi i organizuar funksionon pa viza
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me ftesë të homologes Britanike, Elizabeth Truss mori pjesë në ceremoninë e përvitshme tradicionale të hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Wells, e cila u zhvillua në Katedralen Westminter Abbey.
Në përfundim të kësaj ceremonie, Ministri Manjani i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe Ambasadori ynë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë. Gjatë axhendës zyrtare Ministri Manjani është pritur fillimisht në një takim nga Ministri i Shtetit për Sistemin Penitenciar dhe Gjyqësorin, Sir. Oliver Heald.
Bashkëpunimi dypalësh në fushën e drejtësisë, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar ishte një ndër temat e dikutimit ku janë ndalur bashkëbiseduesit. Ministri Manjani theksoi se lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar edhe bashkëpunimin e kërkon të suksesshëm. “Krimi i organizuar funksionon pa viza dhe pa barriera”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani.
KOHA JONË SONDAZH

