Manjani: Përzgjedhja e gjyqtarëve për çështjet si lotari kombëtare

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një tryezë për “Të ardhmen e menaxhimit të çështjeve të gjykatave”, deklaroi se përzgjedhja e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve duhet të bëhet me short elektronik.

Përmes kësaj zgjidhjeje, tha Manjani, do të rritet besimi i publikimit te gjykatat.

Është bërë kjo punë si lotari kombëtare, që dihet se kush është gjykatësi i Apelit që do ta gjykojë çështjet. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur. Kjo është çështja e parë. Sigurisht unë nuk jam këtu për të hedhur poshtë sistemin apo për të thënë kush është më e mira apo më e keqja. Problemi kryesor për të cilën jemi mbledhur kështu është çfarë mund të bëjmë për këtë sistem. Unë jam gati ta mirëkuptoj Gjykatën e Tiranës për ta aplikuar këtë sistem, por nuk arrij të kuptoj se si mund të vihet në diskutim autoriteti i shtetit shqiptar. Një gjykatë del më vete, një gjykatë tjetër ka një sistem tjetër. Asgjë e integruar në funksion. Besimi i publikut tek gjykata bie kur gjykatësi është i paracaktuar dhe sado të jetë i mirë ai vendim, në sekondë shumëzohet me zero”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?