Manjani: Policia e pushtetit po heton, arreston dhe gjykon!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se në një shtet normal nuk mund të jetë Policia e Shtetit ajo edhe heton edhe arreston.
“Kur policia e zgjedhur nga Pushteti, të heton, arreston dhe të (para)gjykon publikisht, drejtësia e ligjit nuk ekziston! Edhe sikur argumentet e Policisë politike të jenë 100% të vërteta, ato prapë quhen POLITIKE dhe të NJËANSHME. Kështu ndodh kur sundon pushteti dhe jo shteti!”,- shkruan Manjani në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

