Manjani: Rama iku si frikacak i kapur në flagrancë nga gjyqi me Bild

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook ka njoftuar se kryeministri Edi Rama është tërhequr nga gjyqi që kishte me gazetën gjermane “BILD”.

Manjani shkruan se Rama iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta, pasi ia theu turinjtë gazeta me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

Nga ana tjetër Manjani ka kërkuar nga Prokuroria jonë që duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se kush ja dha medies gjermane disqet me prova zyrtare?!

Swiss Digital Desktop Reklama

“Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufij… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë”, shkruan Manjani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i Manjanit:

Ku e lamë?

Te gjyqi me BILD.

Asnjë gjyq nuk ka fituar jashtë Shqipërie Kryeplaku u Surrelit! As gjyqet e shtetit e as të vetat.

Edhe nga gjyqi që do bënte me BILD qënka tërhequr me bisht ndër shalë.

Pra atje, tek “Drejtësia e vërtetë” sic tha dhe vetë me pompozitet, u nis të heqë vetllat po la sytë. Ja preu rradakja se ka në dorë edhe gjykatat gjermane…

Lider global tjetri! Kryetar i OSBE që u mbyll gojën mediave të vendit të vet dhe kujton se ka në dorë edhe mediat e huaja.

Pu pu pu pu pu sa rëndë!

Me thënë të drejtën po e prisja jo pa kuriozitet një gjykim në Gjermani, mbi një çështje të super provuar nga BILD.

Por u tërhoq!

Iku si frikacak i kapur në flagrancë nga mashat e veta.

E mbani mend me çfarë pompoziteti na njoftoi se “…firmosa autorizimin për avokatin. Do ta hedh në gjyq BILD,në Gjermani. Te drejtësia e vërtetë..”. Kështu tha. (Meqë ra fjala sa mund ti ketë vajtur fatura e shërbimeve të avokatisë?!)

Ja fundi i pompozitetit! Ia theu turinjtë muri me provat zyrtare të shtetit të vet që iu vunë përpara, mu tek “drejtësia e vërtetë”.

E kujt ja bënë pa? Kryetarit më të madh të OSBE-së, ndër të tjera.

Qesharak pa fund!

Ndërkohë, media Gjermane jo vetëm që nuk mbylli gojën, por vijon ta denoncojë rregullisht Kryeplakun si sundimtar në Shqipëri.

Megjithatë insistoj që Prokuroria jonë këtu duhet ta çojë deri në fund atë çështje dhe krahas pyetjes se kush vodhi votat, duhet të sqarojë se KUSH JA DHA MEDIAS GJERMANE DISQET ME PROVA ZYRTARE?!

Krahas shkatërruesve të zgjedhjeve duhet të mbajnë përgjegjësi edhe shkatërruesit e hetimit, që nxorrën provat në publik. Druaj se lufta e rreptë brenda llojit nuk njeh kufinj… Por, hetimi duhet ta sqarojë këtë gjë.

Pa asnjë dyshim kjo përgjegjësi nuk i kërkohet medias,në asnjë rrethanë.

#pordhëtemëdhagrisinbrekëterà#

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?