Manjani, Ramës: Jepi! Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend!
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për nismën e prezantuar sot nga Edi Rama për ndalimin e koalicioneve dhe rritjen e pragut elektoral. Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se qëndrimet e Edi Ramës do të thonë shkatërrim i çdo qelize demokracie në vend.
“Pra përveçse ndalon koalicionet, kërkon edhe të shpërndajë parti politike!!!! “Subjekti unikal” do të thotë në shqip, të shkrihen shumë parti. Hë ta lumsha! Jepi! Çoje deri në fund! Shkatërro çdo qelizë demokracie në këtë vend! Nxirrja ujët e zi këtij vendi e të biem rehat të gjithë!”,- shprehet Manjani në një postim në Facebook.
Lexoni edhe…
- Lulzim Basha: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit
- BE kundër Ramës, Varhelyi: Reforma vetëm sipas marrëveshjes së 5 qershorit
- Balla: Grupi i PS mbështet ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare
- Rama sot kërkon lista. Një javë më parë deklaronte: Kanë probleme, dëmtojnë demokracinë
- Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun dhe perspektivën evropiane
- Reforma Zgjedhore, Dule: Mazhoranca do që ta shkallmojë
- PAA: Të eleminohet çdo vonesë apo deformim për miratimin e Reformës Zgjedhore
KOHA JONË SONDAZH

