Manjani: Të ndalohen kontratat e lobimit (shqip korrupsionit), për një sistem politik pa gangsterë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaron se duhet të ndalen kontratat e lobimit, për të pasur një sistem politik të ndershëm e pa gangsterë.

Në një postim në Facebook, Manjani shprehet se “ato kontrata janë njësoj si blerja e votave me thasë mielli, ku votuesi i jep botën miellit pa e vrarë mendjen se dhuruesi është gangster”.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe një propozim për Këshillin Politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet ndaluar me ligj harxhimi i çdo qindarkë për blerjen e deklaratave, takimeve apo fotove e videove me zyrtarë e politikanë të vendeve të tjera.

Të kuptohemi, nuk jam kundër takimeve ku shkëmbehen ide, mendime e pikpamje, por kundër takimeve me pagesë. Deklaratat me pagesë janë edhe më të ndyra.
Si mund të pranohet fjala e blerë, kur personi që e thotë as e ka haberin se për çfarë po flet?!!

Nëse duam një sistem politik të ndershëm dhe pa gangsterë duhen ndaluar kontratat e Lobbimit (shqip korrupsionit).

Ato kontrata janë njësoj si blerja e votave me thasë mielli, ku votuesi i jep botën miellit pa e vrarë mendjen se dhuruesi është gangster.

Gjithnjë kam qenë kundër kontratave të Lobbimit politik. Ato favorizojnë gansterët më të zotë…

Nëse duam të ndërtojmë një sistem politik konkurues në Shqipëri, duhet ndërmarrë ky hap.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?