Manjani: Te ne doli dielli edhe sot, po dritën e ka lëshuar në Maqedoni

Nga Ylli Manjani –
Për Zaev nuk kam ndonjë respekt. Përkundrazi, pas përgjimit kurth që i bënë humoristët Ukrahinas, më krijoi një ndjesi neverie me mënyra si fliste e impostohej si leader i madh rajonal.
Por është politikan i përgjegjshëm para popullit të tij. Mori përgjegjësi politike megjithëse Maqedonia ishte për negociata pa kushte me BE. Nuk u kthye në Shkup të tregojë përralla me gjermanë e francezë, por dha dorëheqjen dhe fton popullin të vendosë.
Kam idenë se do jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme, sepse në fakt popujt e dinë ta vlerësojnë përgjegjshmërinë në politikë.
Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni… Me këtë dritë rriten specat e perimet atje të hamë ne këtu dhe i shesim pordhë europiane njëri-tjetrit…
Nuk është me të thënë jo! Është me të dhënë kjo punë! Lum kujt ja ka dhënë perëndia virtytet e punës, mirnjohjes, përuljes dhe përgjegjësisë.
Doli dielli posi! Doli bashkë me brengën…

Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?