Manjani te protesta e gazetarëve: Më mirë me shpifje sesa me gojën kyçur

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është parë në radhën e parë të protestës së mediave sot para parlamentit.

Ylli Manjani e ka parë çështjen shumë të gjërë, edhe tek kërkesa që paraqitet për kompetencat që i jepen AMA-s apo Gjykatës në këtë rast.

“Pse bëhet dihet pse bëhet, – tha Manjani. – Kjo nuk është betejë e gazetarëve me median… por është betejë e qytetarëve me pushtetin. Nëse nuk kuptohet kështu… Jam për të protestuar për fjalën e lirë. Sipas pikëpamjes sime, më mirë të jetoj me shpifjen, qoftë edhe të tjerëve kundër meje, sesa me gojën kyçur. Sepse shpifjes ia gjej anën, po gojës kyçur… Kush mundet të gjykojë në këtë rast?! Është komplekse, nuk është se ia hoqëm AMA-s dhe ia dhamë Ramës, hiqja Lenës e jepja Prenës! Se edhe Gjykata është e kërcënuar sot, qoftë me Veting, qoftë me KÇK.”

SHKARKO APP