Manjani urdhër për hetim administrativ për truallin tek Gjiri i Lalëzit
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar për hetim administrativ lidhur me sqarimin e situatës së pronësisë mbi truallin ne Gjirin e Lalzit, ku do te investonte shoqëria OMNIX. Manjani urdhëron mbledhjen e informacionit zyrtar nga arkiva e Agjencisë së Trajtimit të Pronës (ATP).
Informacion do t’i kërkohet edhe ZVRPP Durrës.
Urdhëri parashikon nisjen e inspektimit për sqarimin e legjitimitetit të vendimeve të gjykatës së Durrësit.
Konkluzionet e hetimit administrativ do të bëhen të ditura në përfundim të procedurave ligjore.
KOHA JONË SONDAZH

