Manjani: Vendimi i Kushtetueses do ishte katastrofik për pronat

Ministri i Drejtësisë,  Ylli Manjani gjatë një dalje për media ka bërë prezent shqetësimin për pasojat që do të sillte pezullimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese i ligjit për “Trajti min e Pronës”, që pritet të diskutohet këtë të premte në një seancë të mbyllur të kësaj gjykate.

Më poshtë deklarata e Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani:

“Së pari me lejoni t’ju them se ligji i ri për trajtimin e pronës ka hyrë në fuqi dhe ka filluar të zbatohet që sot. Së dyti kemi marrë dijeni që Gjykata Kushtetuese në seancë të mbyllur, pra në diskutimet e tyre të brendshme do të shqyrtojë kërkesën për pezullimin e mundshëm të ligjit ose jo. Këtë kërkesë ata nuk e shqyrtojnë në seancë të hapur dhe ne nuk kemi ndonjë mundësi procedurale që të shpjegojmë pozicionin nëse do ketë nje gjykim. Në lidhje më këtë çështje unë nuk kam çfarë them më shumë seç kam thënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, gjykimi kushtetues mbi këtë ligj është një vlerë e shtuar. Është një gjykim relativisht kompleks, një gjykim ndoshta i vështirë dhe që sigurisht do të kërkojë kohën e vetë. Së dyti, masa e përkohshme e pezullimit të ligjit, besoj se do ishte një çështje e pajustifikuar, sepse pengimi për ta zbatuar këtë ligj do të thotë se bllokohen deri në djegie 25 milion dollarë që mezi janë caktuar nga shteti dhe mbi 20 e ca mijë hektarë tokë për kompesim fizik. Së treti, bllokohen 11 mijë dosje dhe 26 mijë vendime që nuk janë shqyrtuar asnjëherë bllokohen. Do të ishte një ngërç nëse do të merrej një vendim i tillë dhe unë mendoj se nuk është as në interesin e qytetarëve, as të shtetit shqiptar dhe as të shoqërisë shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

E theksoj se kjo nuk është një çështje e qeverisë, por e shoqërisë shqiptare, një çështje e në radhë të parë e shtresës së pronarëve të cilët kanë 20 e kusur vite me letra nën sqetull dhe nuk ju kryhet asnjë hall, vetëm sepse politika i josh me lista dëshirash. Ne e kemi thënë dhe e kemi bërë të qartë ofertën, të fillojmë zbatimin dhe sigurisht që paralelisht me këtë le të vazhdojë edhe gjykimi kushtetues, nuk jemi asnjë vërejtje për këtë çështje, por pezullimi do të ishte katastrofik për vetë pronarët dhe krejtësisht i palegjitimueshëm edhe nga ana Kushtetuese. Duhet ta them këtë  gjë sepse nuk ka asnjë rresht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që të

legjitimojë Gjykatën Kushtetuese të pezullojë akte. Kjo ka ndodhur për shkak të praktikës të deri sotme, pra në disa raste gjykata ka vendosur pezullimin, por për raste që vërtet mund të krijojnë pasoja të pakthyeshme dhe ky nuk është rasti sepse zbatimi i këtij ligji vetëm do të bënte mirë  dhe nuk do të sillte pasoja ta pakthyeshme. Rasti më  i pakthyeshëm do të ishte që do të merrte dikush pronën që i takon dhe nëse ligji do të shfuqizohej do të duhej t’i kompesohej diferenca, pra është vetëm në të mirën e pronarëve.

Për të pezulluar aktet normative të Parlamentit, Gjykatën Kushtetuese nuk e autorizon Kushtetuta por ligji i saj që ka qenë një debat i hershëm dhe kjo është pjesë e reformës në drejtësi, sepse nuk ka të drejtë Gjykata Kushtetuese të pezullojë aktet.

Këto janë disa prej argumenteve që unë dua t’i jap si Ministër i Drejtësisë, por edhe si jurist dhe qytetar i këtij vendi, aq më shumë që këto diskutime mbahen në seancë të mbyllur dhe që unë besoj se nuk i shërbejnë procesit transparent”, tha Ministri Manjani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?