Manjani: Zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, Rama ta dënonte

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër në një postim teksa është shprehur se ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral.
“Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij. Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave”, shkruan mes të tjerash në postimin e tij Manjani.
Reagimi i plotë në Facebook: 
Siç e thamë, ska rëndësi ç’thotë Rama për Kim, por ç’thotë Kim për Ramën. Asnjë surprizë.
Muhabeti i pastrimit të listave ishte loja.
Piramida e pushtetit është problemi. Kim është me piramidën.
Ndërkohë zonja Kim ka shkelur ligjin zgjedhor të Republikës së Shqipërisë sepse ka marrë pjesë në një inagurim elektoral. Herën tjetër kur të shkojë në KQZ, të mbajë parasysh këtë shkelje të ligjit. Shkelësi i ligjit nuk mund të flasë më për zbatimin e tij.
Kryeministri duhet të ndalonte shkeljen e ligjit dhe të dënonte sjelljen e ambasadores, njësoj siç denoncoi për ndërhyrje në punët e listave.

SHKARKO APP