Manjani: Zyrtarëve që u doli emri si problematikë me drejtësinë, të lënë mandatin

“Të gjithë zyrtarët që kanë qenë të paktën një herë në burg, të ndaluar apo arrestuar, e të cilëve iu ka dalë emri nga procesi i vetdeklarimit, se kanë patur një precedent penal, duhet të lënë mandatin apo funksionin publik”. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, gjatë një interviste dhënë për gazetarin Aleksandër Furxhi, në emisionin Kapital në Vizion Plus.

Manjani ka pranuar se është surprizuar nga numri i lartë i personave që kanë patur probleme me drejtësinë.

Sigurisht që kjo i jep një kredo parlamentit të Shqipërisë, po të doni edhe opozitës shqiptare, pas insistimit që bëri, nuk është ndonjë gjë këtu për tu fshehur. Ne me sa duket e paskemi pasur të nevojshme dicka të tillë. Ta bëjnë që t’i japim mundësi ligjit të dekriminalizimit, që të funksiononte një herë të vetme, pas kësaj, ashtu sic duhet”- është shprehur Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Drejtësisë i ka mëshuar gjatë gjithë kohës respektimit të të gjitha institucioneve të drejtësisë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet këto institucione. I pyetur mbi të ashtuquajturin skandal të përgjimeve, Ylli Manjani theksoi se gjithçka duhet lënë në dorë të Prokurorisë. “Cdo deklarim, pavarësisht se mund të ketë edhe elementë të së vërtetës brenda, që mund të vijë nga policia, deputetë, qoftë edhe deklarimet e mia po të doni, duhen marrë me rezervë. Ajo që pritet dhe që ka rëndësi, është cfarë konkluzioni do japë prokuroria e shtetit”- ka qenë komenti i ministrit të Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Manjanin, sado problematike të jenë prokuroria apo gjykatat, janë ato që do të japin vendim edhe për këtë cështje. “Sado e dobët të jetë prokuroria shqiptare, sado e dobët të jetë gjykata shqiptare, janë ata që do thonë fjalën e fundit. Dhe ajo fjalë ka shumë rëndësi. Ka shumë më shumë rëndësi se të gjitha deklaratat politike të marra së bashku për të gjitha cështjet që ngrihen”- theksoi Ministri.

Gjatë opinionit që ka dhënë për konfliktin në distancë mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani, kreu i dikasterit të drejtësisë, bëri thirrje për ulje të tendencës për protagonizëm.

“Antagonizmi vjen nga dëshira për protagonizëm, e shoqëruar edhe me elementë populizmi. Pra po shtohet në vokabularin politik elementi i populizmit, me fjalë që njerëzit kanë qejf të dëgjojnë. Në fakt, pas këtyre fjalëve, mbulohet e vërteta”- ka qenë komenti i ministrit të Drejtësisë.

Nënkryetari i LSI-së u shpreh optimist për reformën në drejtësi, pavarësisht shtesave të deklaruara nga opozita. Sipas tij, reforma e votuar në parim, do të mitratohet shpejt edhe nen për nen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?