Manjani: Të shqyrtohen 3 draftet e reformës

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani, sot nga Lezha theksoi se në komision nuk duhet të shqyrtohet vetëm varianti i miratuar të hënën në mbrëmje, por dhe ai i ekpertëve të ministrisë së tij dhe ekpertëve të PD-së. por fatin e kësaj reforme, sipas tij, tashmë duhet ta përcaktojë politika.

“Tani ekspertët nuk mund t’i themi Mazhorancë dhe opozitë, se nuk janë me ekspertë pastaj kështu që ata kanë propozuar një draft, ekspertët e Ministrit të Drejtësisë kanë një alternativë, jam i bindur që dhe ekspertët e Partisë Demokratike mund të kene alternativat e tyre, tani është momenti i procesit politik, Politika duhet t’i shqyrtojë të gjitha opsionet.”-tha Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?