Manjani:Venecia e vendos diskutimin e reformës në standarte profesionale

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, sipas Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani e vendos diskutimin për reformën në drejtësinë standarte profesionale dhe europiane.

Duke folur në emisionin “Tonight Ilva Tare”, ai tha se nëse të gjitha palët e gjejnë veten të lumtur me përfundimet, është koha ta reflektojnë me vepra këtë lumturi.

Kujt i dha të drejtë Venecia?

Swiss Digital Desktop Reklama

Manjani:Që të mos e bëjmë këtë si ai diskutimi i vajtocave që rrinë dhe qajnë të vdekurin aty, ku secila qan hallin e vet, në fakt asnjëra nuk qan të vdekurin, raporti i Venecias është një raport profesional, gjykimi mbi standarte dhe jo mbi drafte. Drafte mund të shkojnë shumë por standarti është një.Komisioni i Venecias në dyja rastet, që besojmë se ky do jetë edhe qëndrimi përfundimtar që do miratohet në seancën plenare të këtij Komisioni, e vendos praktikisht diskutimin në reformën për drejtësi në Shqipëri në standarte profesionale dhe europiane. Kjo është ajo që kemi kërkuar dhe besoj se është një raport i shumëpritur, nuk ka lidhje fare me diskutimin që kemi qejf të bëjmë ne këtu nën Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ekspert më tha sot se ka për të gjithë.

Manjani: Mirë është dhe kjo, është një qasje interesante. Nëse të gjithë ndohen të lumtur më këtë gjë, është momenti të fillojnë ta shprehin këtë lumturi.

Cilat janë pikat kryesore që i ndan ky draft midis mazhorancës dhe opozitës duke filluar me 3/5, 2/3 e kështu me radhë?

Manjani: Ajo që na bashkon më shumë të gjithë është shumë më shumë se ajo që na ndan, jam i bindur për këtë. Kemi rënë të gjithë dakort veç e veç, ndoshta edhe të gjithë bashkë, që proçesi i Vetingut duhet bërë. Kemi rënë të gjithë dakort që një reformë antikorporatizëm në vendimarrjen e KLD dhe më vonë Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet bërë. Besoj që ne kemi rënë të gjithë dakort se ka nevojë për disa ndërhyrje që e bëjnë më funksionalë dhe përcaktues rolin e Gjykatës së Lartë, nuk kemi dasi në këtë pjesë. Kemi rënë të gjithë dakort veç e veç që ne duhet të ndërtojmë një strukturë permanente antikorrupsion në këtë vend me qëllim që të merret njëherë e mirë dhe në mënyrë serioze kjo temë. Ndasitë janë minore në raport me këtë dakortësi të madhe.Por ajo që po e shtyn në kohë dhe këto minoret i bën maxhore është ndoshta fakti që ne ende nuk kemi gjetur një sinergji apo atë sintoninë e nevojshme që të ulemi në një tryezë të përbashkët dhe të shprehim pozicionet dhe të marrim përsipër në mënyrë të përgjegjshme që mbi bazën e këtyre pozicioneve në mënyrën sesi i lexojmë të gjithë sëbashku ato qëndrimet e Venecias, ne mund të ndërtojmë një proçes jashtëzakonisht model. Edhe ato gjëra që na ndajnë besoj që në dialog e sipër jam i bindur se mund ti zgjidhim.

Kush të hyjë në bisedime dhe për çfarë tryezash flasim?

Manjani: Fokusi i reformës në drejtësi është lënë që të jetë në parlament dhe arsyeja pse ka qenë kristal e qartë, se meqenëse në parlament vepron opozita dhe aty opozita ka vendin e vet, është në shtëpinë e saj që të jetë pjesë kontribuese substanciale e këtij procesi. Jam i bindur se opozita shqiptare ka luajtur një rol shumë të mirë. Mund të kishte qenë dhe më i mirë, edhe më i shpejtë në kohë, më proaktiv në fazat e hershme sepse ndoshta në ato fazat fillestare mund të kishte marrë edhe drejtim tjetër procesi në kuptimin e shkurtimit të kohës. Por sidoqoftë opozita me kontributin dhe materialet që ka prodhuar, me ekspertët që ka dërguar në proces ka dhënë absolutisht kontribut të jashtëzakonshëm falë edhe gjetjes që kjo reformë u vendos që të bëhej në parlament, në shtëpinë e politikës. Nuk kemi përse kërkojmë instrumenta të tjerë jashtë parlamentarë për ta bërë të mundur një reformë që do duhet të miratohet në parlament.Ajo që kërkohet sot dhe që na e kërkon dhe gjithë hapësira ndërkombëtare, partnerët tanë. Unë vij nga një vizitë në Gjermani dhe fjala konsensus mu transmetua në çdo takim. Sigurisht konsensus pozitiv, vullnetmirë, konsensus që ndihmon Shqipërinë.

Ajo çfarë druan njëra nga palët, PS, është që me konsensus të mos kuptojmë kushtëzim të mosbërjes së reformës.

Manjani: Të gjitha këto janë shqetësime reale sepse ne vimë nga një përvojë relativisht e vështirë kur u bë reforma territoriale-administrative ku ishte vështirësisht e gjetshme gjuha e konsensusit me gjithë përpjekjet që u bënë. Ka dhe arsye për të qenë disi skeptik, por këtë radhë është ndryshe, është një reformë shumë më e thellë, reformë që ka të bëjë me shtetin dhe jo thjesht partinë politike të radhës që është në pozitë apo opozitë. Mendoj që partitë politike duhet të luajnë rolin që u takon të luajnë dhe nëse një opozitë nuk luan rolin që duhet të luajë në reformën e shtetit sigurisht që kjo reformë do të jetë difektoze. Dhe pavarësisht numrave në parlament, se nuk është vetëm çështje numrash, por besimi që ne ta mbyllim njëherë e mirë kapitullin e mosbesueshmërisë.Kjo alibi duhet të përfundojë.Shtëpia ku duhet të ndërtohet  një axhendë publike dhe politike, vendimarrëse për këtë reformë, ku më së pari janë ndryshimet kushtetuese.Duhet bërë dhe brenda shkurtit po të kishim mundësi. Pas kësaj janë 40 ligje jo të thjeshta për tu ndërtuar dhe më shumë probleme për tu diskutuar e që do kërkojnë kohën e tyre dhe që do marrin shumë energji për tu miratuar.

Ndjesë për insistimin, flasim për një tryezë politike Meta-Basha-Rama?

Manjani: T’ua them troç nuk e di sesi do jetë. Më së pari shoh një rol shumë më aktiv sesa deri më sot të Komisionit Parlamentar që është caktuar për këtë punë, që ka për detyrë. Aty ka deputetë, njerëz politik, kanë edhe ekspertë në rast nevoje që të bëjnë dhe formulimet e nevojshme seppse përsëri drafti ka nevojë për formulime dhe Venecia këtë thotë, por nuk përjashtohet as tryeza politike e kryetarëve të partive.Çdo gjë që i ndihmon dhe jep shpresë dialogut politik dhe që bën të mundshme miratimin e reformës në drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur nuk ka pse të përjashtohet.

(Marre me shkurtime nga Ora news)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?