Maqedoni, liderët politikë arrijnë marrëveshjen, gazetarët rrihen përjashta

 

Disa minuta pasi që liderët e katër partive politike në Maqedoni kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike, para rezidencës së BE-së ku po zhvilloheshin negociatat ka shpërthyer një incident midis gazetarit të portalit Maktel Sashe Ivanovski – Politiko dhe gazetarit të televizionit proqeveritar TV Sitel, Aleksandar Spasovski.

Pas një mosmarrëveshje verbale, gazetari Spasovski ka goditur Ivanovskin, duke i shkaktuar gjakderdhje. (INA)

SHKARKO APP