Maqedonia e Veriut merr masa antikrizë. Miraton ligjin për uljen e akcizës dhe TVSH-së për karburantet e ushqimet bazë
Maqedonia e Veriut merr masa antikrizë. Miraton ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe uljen e TVSH-së deri në 0% për produktet ushqimore bazë. Me marrjen e këtyre masave, çmimi i karburanteve dhe çmimet e ushqimeve priten të ulen ndjeshëm.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të premten në mesnatë masat për përballje me krizën ekonomike, ligjin për uljen e akcizës për karburantet që merr shteti nga shitja e karburanteve, si dhe ligjin për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për karburantet, nga 18 në 10 për qind.
Është miratuar edhe ligji për uljen e TVSH-së për ushqimit bazë në 0 për qind.
Një litër dizel në Maqedoninë e Veriut të premten është shitur për 97 denarë (1.57 euro) ndërsa benzina për 93 denarë (1.51 euro). Për herë të parë çmimi i naftës ka kaluar atë të benzinës.
Çmimi i tyre pritet të ulet për 10 denarë (0.16 euro) me miratimin e ligjeve dhe publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare.
Masat parashohin mbajtjen nën kontroll edhe të çmimit të energjisë elektrike dhe të ngrohjes qendrore si dhe heqjen e TVSH-së për të gjitha produktet ushqimore bazë.
Ndërkohë qeverisa shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për krizën që ka përfshirë edhe vendin tonë. E gjithë Shqipëria është ngritur në protesta për rritjen e tejskajshme të çmimeve, por Kryeministri deklaron se ai nuk është populli është një pakicë.