Maratona e Tironës/ Fitues Abel Kibet Rop nga Kenia dhe Luiza Gega (foto)

Abel Kibet Rop dhe Luiza Gega janë fituesit e garës në 21 km në edicionin e tretë të maratonës së Tiranës.

Abel Kibet Rop nga Kenia e përfundoi garën për 01:05’,13’’, ndërsa rekordmenia jonë, Luiza Gega arriti finishin e 21 kilometrave për 01:14’, 18’’. Duhet thënë se gara e 21 km për meshkuj u dominua nga sportistët kenian të cilët plotësuan edhe dy vendet e tjera të podiumit.

Ndërkohë që Nelson Kipkogei Kerutich nga Kenia dhe Ruth Nundu Mbatha po nga Kenia ishin fituesit e garës në kategorinë “Tirana 10K”, prej 10 km. Kerutich arriti të fitoi garën e 10 km për meshkuj duke e përshkruar gjithë itinerarin për 32 minuta e 31 sekonda, Mbatha fitoi garën për femra duke përshkruar 10 km për 36 minuta e 46 sekonda.

Fitues i garës i garës për personat më aftësi të kufizuara, “We Too” u shpall Bledar Suxha.

SHKARKO APP