Maratona Enkelana në Pogradec, Rama poston fotot: 700 vrapues nga 38 shtete të botës

Në qytetin e Pogradecit u mbyll me sukses edicioni i III-të i “Marathon Enkelana”, me pjesëmarrjen e rreth 700 garuesve. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga kjo garë, e cila këtë vit kishte dy disiplina; 21.195 m Lin-Pogradec dhe 11.500 m Pogradec-Tushemisht-Pogradec.

”Maratona Enkelana në Pogradec, ku 700 vrapues nga 38 shtete të botës garuan mes tyre”, shkruan Rama. Në këtë garë kishte pjesëmarrës nga Kanadaja, Amerika, Afrika e Jgut, Gjermania, Turqia , Kroacia, Maqedonia e Veriut etj.

Fitues i garës 21.195 m ishte nga Ukraina, i cili udhëtoi nga ky shtet për të marrë pjesë në garë. “Është hera e parë ime këtu dhe ishte eksperiencë shumë e bukur pasi nuk isht edhe shumë nexhetë. Rruga nuk ishte edhe shumë e vështirë për mua. Fitoren sot ia kushtoj vendit tim, Ukrainës”, tha ai në një prononcim për mediet pas fitimit të garës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?