Mark Frroku kërkon të flasë, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Ka zgjatur vetëm 25 minuta mbledhja e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve në selinë e kryesisë së Kuvendit ku u diskutua kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për lejimin e arrestimit të deputetit Mark Frroku. Kreu i PKD-së nuk mori pjesë në mbledhjen që drejtohej nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ndërsa u përfaqësua nga avokatët e tij. Këta të fundit kërkuan që Frroku të flasë para këtij Këshilli dhe të mbrohet për kërkesën e organit të akuzës. Me konsensus Këshilli ra dakord që mbledhja e rradhës të zhvillohet ditën e martë në orën 12.00. Që Frroku të dalë nga shtëpia dhe të shkojë të paraqitet në Këshillin e Mandateve duhet një leje nga prokurori i çështjes.