Mark Frroku: Më ra ky hall nga qielli, me Tomën nuk mund të flitet më për miqësi
Mark Frroku thotë për “Dita” se po jeton ditët më të çuditshme, i përfshirë në një histori ku nuk ka asnjë lidhje, veç një miqësie të vjetër me deputetin Tom Doshi.
Ai nuk pranon të rrëfejë pyetjepërgjigjet përpara dy prokurorëve dhe dy oficerëve të policisë gjyqësore, në respekt të sekretit hetimor, por ndoshta ditën e hënë ai është ulur për herë të fundit në një tavolinë përballë mikut të tij Tom Doshi, për të cilin thotë se pas kësaj ngjarje nuk ka më kuptim të vazhdojë të jenë më shokë si dikur.
“Nuk ka më kuptim të flasësh për shoqëri pas kësaj që ndodhi. Më përfshijnë me të padrejtë në një histori që nuk kam gisht dhe sigurisht s’mund të jemi më shokë“, shprehet ai. “Më ra ky hall nga qielli dhe pa pasur asnjë lidhje. Ndodh edhe kështu“, shprehet Frroku.