Mark Frroku: S’kam pasur asnjë presion për çështjen Doshi, as shitem dhe as blihem

Deputeti Mark Frroku ka thënë se ai nuk ka pasur asnjë presion apo shantazh për çështjen Doshi. Ai ka thënë se Mark Frroku as shitet dhe as blihet.

Ai ndërkohë iu përgjigj edhe akuzave të Sali Berishës, duke thënë se mandatin ia ka dhënë populli dhe jo Berisha. “Mandatin ma ka dhënë populli dhe jo Sali Berisha dhe mua s’më nxjerr dot nga parlamenti Sali Berisha. Unë i qendroj deklaratës se nuk kam pasur dijeni për atentatin ndaj Doshit, dhe i qendroj pikë për pikë kësaj deklarate.

Absolutisht s’kam pasur asnj të kërkuar në makinën time. Unë mund të jem ndaluar dhjetë herë nga policia, por s’kam pasur asnjëherë trafikant droge në makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse kjo do të kishte ndodhur, policia do e kishte arrestuar këtë trafikant. Unë s’i nënshtrohem asnjë shantazhi, pasi qeveria dhe asnjë person tjetër nuk ka bërë shantazh ndaj meje. Mark Frroku as shitet dhe as blihet”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?