Mark Marku: Lezha, një nga fitoret më të thella të pluralizmit

Një nga rezultatet më të thella që kemi pasur. E para është mënyra si kemi komunikuar me qytetarët, si kemi bërë fushatën, nga mobilizimi i strukturave për të rrëzuar Ramën. Me thënë të drejtën po është rezultat shumë i mirë. Në të gjitha kutitë e votimit në Kurbin, përveccse në dy, PD-ja është vituese me 1000 vota. Së bashku me projeksionin shkojmë 3000+. Në Lezhë shkojmë 2000. Praktikisht kemi të garantuar mandatin e katërt. Dhe kemi 4000-5000 vota mbi deputetin katërt.

Trendi ndërkombëtar ka një truk, sepse janë numëruar ato që konsiderohen bastione të majta. Në Kurbin ku mendonin se ishin mazhorancë, por janë zhgënjyer. Ka pas tentativa shumë të mëdha për shit-blerje vote. Jam i bindur që ka qenë i gjithë pushteti lokal për të blerë vota. Paratë janë shpërndarë nga zyrtare bashkie. Jam i bindur që do fitojmë gjithë Shqipërinë. Jam i bindur sepse janë numëruar të gjitha bastionet e PS-së. Japin Cërrikun, japin Shijakun. Madje për ta bllokuar këtë proces, kanë bllokuar kudo procesin e votimit. Kanë gjetur 2-3 zona që e kanë ditur se janë në avantazh. Ky është truku i fundit i Ramës. Jam i bindur që e kemi dhe mandatin e pestë. Dhe do bëjmë denoncime për pushtetin lokal të përfshirë në shitblerje votash, I kemi filmuar. Mendoni sa i madh ka qenë hendeku, sa ne përsëri kemi fituar pavarësisht parave të hedhura për shitblerje votash.

Janë nxjerrë shumë vota të pavlefshm. Edhe kjo ndodh në rezultat, por kjo ndodh për të gjithë, nuk besoj se ka lidhje me trukun elektoral.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP