Marko Bello: E ardhmja e PS në pikëpyetje
Ish-deputeti i PS, Marko Bello thotë se nëse Partia Socialiste nuk do të zhvillojë zgjedhje për kryetar, e ardhmja e saj do të jetë në pikëpyetje.
Komenti i plotë në Facebook:
“Nëse grupi qe ka uzurpuar kupolën e Partisë Socialiste, nepermjet likuidimit te demokracise se saj te brendshme, do t’i imponohet edhe Kongresit, duke mos lejuar zgjedhje per kryetarin, e ardhmja e forces me te madhe politike ne vend do te jete ne pikëpyetje.
Shumica e ndershme dhe e perkushtuar e socialisteve ka misionin te ndale rreshqitjen e partise drejt humneres dhe te kontribuoje ne rikthimin e qeverise ne binaret e demokracise, transparences dhe llogaridhenies.
Ne te kunderten, me keqardhje do thuhet se na ishte dikur nje Parti Socialiste qe, pasi arriti te emancipoje veten, ia doli te perballoje sfidat e shoqerise shqiptare ne momentet dramatike te tranzicionit drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian, por qe nje grusht aventurieresh e dhane me koncesion”.
KOHA JONË SONDAZH

