Marko Bello, Majkos: Nuk na duhen kokëderrat, por ata që respektojnë ligjin
Ish –ministri socialist, Marko Bello është irrituar nga deklarata e bërë një ditë më parë nga Pandeli Majko në Top Story, kur tha se Edi Rama është kokëderr, por ishte kryeministër i mirë brenda të cilit flinte një fëmijë. Bello ironizon hapur Majkon kur thotë se sipas tij, nëse nuk je kokëderr, je i mbaruar. Ai i thotë Majkos se vendit i duhen ata që respektojnë ligjin dhe rregullat dhe jo kokëderrat.
Reagimi i plotë i Marko Bellos
Ish kryeministri Pandeli Majko paska deklaruar dje, gjate nje interviste ne Top Story, se vendi yne eshte me fat qe ka ne krye nje kryeminister kokederr!
Sipas tij, ne Shqiperi duhet te jesh kokederr, kokemushke apo kokeforte qe te kesh sukses, perndryshe je i mbaruar.
Cudi e madhe. Nuk paska rendesi te jesh i ditur dhe i kulturuar, ta duash vendin dhe popullin tend, te punosh ne ekip dhe te jesh i ndershem. Mbi te gjitha te kesh te shenjte ligjin, te luftosh per lirine dhe perparimin. Jo jo, duhet te jesh kokederr. Kaq mjafton !
Rrofte Republika e Kokederrave!
KOHA JONË SONDAZH

