Marksistët dhe talebanët janë si ajo shprehja latine: të kundërtat që përkojnë

Nga Dom Gjergj Meta-
Interesante historia e Afganistanit e treguar nga gazetari indian i “New York Review of Books”, Pankaj Mishra.
Imagjinoni që nën monarkinë afgane në vitin 1946 në Afganistan u themelua Universiteti ;
Ne vitin 1964 u shkrua Kushtetuta demokratike;
Ne vitin 1965 gratë mund të kishin detyra publike;
Qysh ne vitin 1959 gratë mund të paraqiteshin publikisht edhe pa shami.
Ndërkohë që monarkia po bëntë këto reforma në vend po hynin idetë komuniste dhe ato të radikalizmit islamik (talebanët) nëpër aulat e universiteteve.
E tëposhta filloi kur marksistët morën pushtetin të mbështetur nga rusët ne 1978 (79). E kapakun ia vunë talebanët kur pas 1989 u larguan rusët.
Marksistët dhe talebanët janë si ajo shprehja latine: të kundërtat që përkojnë.
Afganët, me karakter krenar, kanë qenë gjithmonë dyshues ndaj politikave imperialiste, qoftë ato angleze, qoftë ruse e qoftë amerikane. Nga kjo kanë përfituar e përfitojnë ekstremistët marksistë e islamkë. Kot nuk thonë që nacionalizmi është streha e fundit e horrave.
Do t’ia këshilloja librin gjithkujt që dëshiron të ketë një vështrim njohës mbi Indinë, Pakistanin, Afganistanin e përreth.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?