Marku-Shehajt: Je matrapaz! Deputeti: Je në rregull nga mendja?!

Një përplasje mes deputetit Agron Shehajt dhe kandidatit që dorëzoi mandatin e deputetit të fituar më 25 prill, Mark Marku ka ndodhur në ”Opinion”.

Agron Shehaj: Ça zgjidhje është kjo? Mendoj që Berisha nuk do të tërhiqet, as Basha nuk tërhiqet. Nuk besoj që do të lejoj, kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Gjithsecili do ta mendojë siç ia ka qejfi. E do të fillojnë do të kapen. Berisha do i mbledhi votat. Por do të gjenin një kleçkë, jo vota falso, etj.

Mark Marku: Unë kam propozuar një kongres të jashtëzakonshëm, por për alternativa. Isha për teza për ndryshimin e PD. Berisha pse nuk e pranoi? Të mbash një Kuvend se Berisha ka një problem personal. Të gjithë e keni mbështetur Bashën. Ti nuk guxove që të dalësh kundër Bashës

Agron Shehaj: Mua leksione nuk më jep dot. Kur unë dola kundër Bashës, ti bëje fushatë për të. Ku ishe ti gjatë fushatës? Ti thoshe duhet të ndryshosh PD dhe jo kryetarin. Si ndryshohet PD, e jo kryetari!?

Mark Marku: Jo për ndryshim që të shkonte tek Basha tek ti. Po rri more tani.

Agron Shehaj: Unë e them çfarë mendoj troç për Bashën. Unë që bëra fushatë kundër Bashës?

Mark Marku: Unë mendoj që një matrapaz nuk duhet të bëhet kryetar i PD.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja?

Mark Marku: Po, je tregëtar.

Agron Shehaj: Jam sipërmarrës.

Mark Marku: Po ik more. Nuk duhet biznesmen në politikë, je standard i ulët me Bashën dhe me çdokënd që është në PD.

Agron Shehaj: Stadard i ulët je ti, se dhe dorëheqjen. Nuk ta mbajti! Pse nuk ta mbajti? Hë mo ku je. Se nuk ta mbajti. Ky mentalitet komunist…

SHKARKO APP