Marrëdhënia PD-LSI/ Klajda Gjosha: Klimë pozitive, në garë përllogaritjet i përkasin secilit

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për marrëdhënien PD-LSI para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjosha thotë se opozita vitet e fundit ka qenë shumë e bashkuar dhe deri më tani ka ende një klimë pozitive.

Ajo thotë se PD-LSI po bashkëpunojnë për programin pasi planifikohet të bashkëqeverisin teksa thotë se sa i përket garës në zgjedhje përllogaritjet i bën secili.

”Klimë pozitive, sidomos në këto vitet e fundit ku opozita ka qenë shumë e bashkuar për shumë prioritete që kemi pasur dhe i kemi ndarë. Nëj prej tyre në këto zgjedhje është largimi i Ramës, ndryshimi i sistemit, një shtet që u shërben të gjithëve pavarësisht kujt i shërben qytetarëve. Kemi nevojë për një kryeministër që unifikon të gjithë, nga veriu në jug. Bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm, tashmë tek programi. Nëse shkojmë drejt një bashkëqeverisje, atëhere ësthë alternativa, pastaj përllogaritjet gara i përket secilit. Kur je pjesë e garës do bëhen llogaritë për secilën parti, pavarësisht se pastaj bashkimi i votës është ajo që do e nxjerrë fituese opozitën.”- tha Gjosha.

SHKARKO APP