Marrëveshja detare, Dendias në Parlament: Zgjerohemi me 13 mijë km2

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur në sesionin parlamentar të kësaj të marte në lidhje me zgjerimin detar.

Dendias ka thënë se zgjerimi i hapësirës kombëtare të Greqisë i kalon 13 mijë km katrore, ndërkohë që ka kërkuar mbështetjen unanime  të partive për votimin.

Zgjerimi i hapësirës kombëtare me 10,079 km katrore. Dhe nëse shtojmë mbylljen e gjireve, zgjerimi tejkalon 13,000 km katrorë. Nëse dikush merr parasysh që totali i vendit është 135,0000 km katrore, e kupton madhësinë e zonës. Është e rëndësishme, siç doli gjatë diskutimit në komitetin kompetent që legjislacioni të shoqërohet nga mbështetja unanime e partive parlamentare. Për pasojë, momentalisht ka një element historik dhe unë dua të falënderoj ngrohtësisht palët për bashkëpunimin,” theksoi ministri.

SHKARKO APP