Marrëveshja e fshehtë, Islami: Hera e parë në 30 vite që Parlamenti miraton në mënyrë sekrete

Ish-deputeti Kastriot Islami në RTV Ora e ka  cilësuar si skandaloze votimin në mënyrë të fshehtë të Parlamentit sot për marrëveshjen me Pfizerin për vaksinën.

Islami ka thënë se kjo është hera e parë në 30 vite që në një seancë parlamentare miratohet diçka sekrete, ndërkohë që shton se deputetët nuk dinë se çfarë ka ndodhur.

Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Parlamenti miraton në mënyrë të fshehtë dhe sekrete, ku asnjëri nga deputetët nuk di asnjë se çfarë ka ndodhur në seancën parlamentare. Nuk kam çfarë them më shumë se kaq, një marrëveshje që nuk e njeh asnjë nga deputetët dhe votojnë në mënyrë skandaloze sipas urdhrit të Edi Ramës, një marrëveshje që nuk ka asnjë shans të implementohet dhe të realizohet”, ka thënë Islami.

SHKARKO APP