Marrëveshja e koalicionit me PD, Kryemadhi: Ditë historike, bashkojmë forcat kundër dështimeve të Ramës
Ditën e sotme më 1 mars PD e LSI firmosën marrëveshjen e koalicionit të madh opozitar, i cili do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Pas firmosjes së kësaj marrëveshjeje e para që foli në një konferencë për mediat ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo sqaroi edhe marrëveshjen me PD-në, ndërsa theksoi se ndryshimi i pushtetit do të vijë, për një të ardhme më të mirë. Ajo e cilësoi ditën e sotme një ditë historike.
“Sot është një ditë historike do ta quaja për LSI, dhe PD. Por më e rëndësishme do të ishte për të gjithë shqiptarët,. Pasi bashkimi dhe konsolidimi i një koalicioni përballë një sekti kriminal dot të jetë i domosdoshëm për shqiptarët. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si aleatë kundër dështimeve të qeverisë Rama. Sot dakordësohemi për të bashkuar forcat në shërbim të shqiptarëve. Partneriteti ynë tregon qartë se ndryshimi po vjen. Ditë më të mira ka për shqiptarët dhe për të gjithë kudo ku jetojnë.
E di se do të ketë shumë prej atyre që do të thonë se LSI është nëj aprti që rrriten nga elektorali I së majtës. Por një parti si ne, LSI, ku në thelb të saj ka socialdemokracinë dhe së bashku me PD që është parti e djathtë dua të adresoj këtë gjë:
Ne si LSI dhe PD do të vijojmë të jemi dy entitete me identitetin e tyre, do të vijojmë që në kohëra mund të kemi edhe kundërshtime për politika të caktuara, por zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit dhe të punojmë fort me njeri tjetrin duke vendosur përpara interesin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve!”,- tha Kryemadhi.