Marrëveshja e opozitës/ Ilir Meta: Një binom i jashtëzakonshëm, referendum dhe Primare
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se marrëveshja e opozitës është një binom i jashtëzakonshëm. Referendum dhe Primare.
Këtë të mërkurë, Meta u takua me Salin Berishën, ku folën për zgjedhjet lokale të 14 majit, si edhe për protestënm e parë kombëtare, që do të mbahet më 12 nëntor.
”Marrëveshja e opozitës është një binom i jashtëzakonshëm: “Referendum dhe Primare. Primare dhe Referendum”. Kjo marrëveshje nuk është vetëm në interes të opozitës, por të të gjithë shqiptarëve. Rivendos përgjithmonë Llogaridhënien”,-shkruan në një postim në facebook.